Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” rrëfeu se ku tradhtojnë personazhet e njohur shqiptarë. Ajo tha se ata nuk preferojnë të shkojnë në hotele si pjesa dërrmuese e qytetarëve, por kanë shtëpi të tjera.

“Ne shikojmë  nëse dikush është duke shkuar në hotel në periferi të Tiranës. Personazhet e njohur kanë shtëpia, në hotel shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve. Janë disa gjëra që unë nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri diku dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie. Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë”, tha Lili.

Duke theksuar se puna e saj është e bazuar në ligje, duke mos shkelur privatësinë, detektivja tha se ka një grup pune që heton.

“Unë dal në ekran, njerëzit më njohin, nuk merrem unë me hetimin, është një grup që nuk njihen”,tha Lili.

Ndërkohë që e pyetur në lidhje me tradhëtinë e grave, detektivja u shpreh se zakonisht ato zgjedhin djem më të rinj në moshë.

“Çuni më i ri se vetja. Gratë që janë pak të pushtetshme duan çuna më të rinj. Nuk na ka ndodhur që të na kapin në flagrancë gjatë hetimit, unë do isha në siklet kur më kap dikush në flagrancë“, tha detektivja.

Lili u shpreh se në fillimet e saj vinin më shumë gra që kërkonin hetim për burrat e tyre, kurse tani  shkojnë më shumë burrat për të siguruar prova për divorcin.

“Pjesa ekonomike ndikon tek ndarja ose dhuna. Pothuajse gjithë të martuarit tradhtojnë. Në familje tradhton më shumë mashkulli. Kur tradhton femra e bën me ndërgjegje, kurse mashkulli e bën për inerci. Ose për shembull kur thotë shoku im ka të dashur, pse mos e kem dhe unë. Në fillimet e mia vinin gratë, kurse tani vijnë burrat. Burrat vijnë kur çdo gjë ka marrë fund dhe i duan për prova. Gratë vijnë kur janë të pavarura se edhe kostoja është e lartë. Edhe unë e fal një flirt, një natë do e falja”, tha detektivja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re