Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar pasi dorëheqjes së Flutura Açkës nga drejtimi i Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Në një reagim në Facebook, Koçi thotë se deputetes Açka nuk i shkon roli i viktimës që bëri një ditë më parë.

Koçi, i cili disa muaj më parë dha dorëheqjen si zv.kryetar i këtij komisioni deklaron se Açka është fajtore për dhunimin e procedurës parlamentare.

Sipas tij, zonja Açka iu dorëzua presionit të përfaqësuesve të grupit Berisha në Komision dhe lufta ndaj Kryetarit aktual të Akademisë i ngjan luftës së klasave për shkak të biografisë së tij.

“Zonja Açka për këtë shkelje do meritonte shkarkimin nga pozicioni i Kryetares se Komisionit. Kopjimi i pjesshëm prej saj i dorëheqjes time nuk e shpëton nga përgjegjësia te pakten morale ne veprimet e kryera”, shkruan ndër të tjera Petro Koçi.

Reagimi i Petro Koçit

Ti marrim gjerat me rradhe:

Zonjes Acka nuk i shkon roli i viktimes qe luajti dje sepse eshte fajtore per dhunimin e procedures parlamentare ne Komisionin e Edukimit. Ne menyre arbitrare dhe me forcen e pushtetit drejtues ndaloi kalimin ne votim te nje projektligji i cili u shoshit ne disa seanca diskutimi dhe degjesash si asnje tjeter. Te qenit kunder eshte demokratike edhe nese nuk ke argumenta, por te ndalosh dhunshem proceduren e votimit eshte shkelje e hapur.
Ne i kishim provuar te gjitha ndeshkimet berishiane ne kohen e regjimit fashist te tij, qe nga rrahjet, qethjet e kokes, burgosjet etj por qe te mund te arrestohej sot nje projektligj nuk e kisha menduar kurre. Arrestimi politik i nje projektligji eshte thagma me e cuditshme e pedeizmit.
Zonja Acka per kete shkelje do meritonte shkarkimin nga pozicioni i Kryetares se Komisionit. Kopjimi i pjesshem prej saj i doreheqjes time nuk e shpeton nga pergjegjesia te pakten morale ne veprimet e kryera.
Zonja Acka iu dorezua presionit te perfaqesuesve te grupit Berisha ne Komision. Ata e kane akuzuar shpesh ptej gati 2 vjetesh si bashkepunetore te maxhorances. Kompleksimi qe ka pesuar nuk duhej te kthehej ne shperdorim te detyres si drejtuese komisioni. Dhe komisioni nuk duhej te behej viktime e luftes mes dy partive pedeiste qe perfaqesohen ne te.
Komisioni eshte kthyer ne nje foltore ku mbahen konferenca per shtyp ku edhe ne degjesa flasin me shume pyetjeberesit sesa te ftuarit. Ndersa mbledhja e djeshme u be si mbledhje organizate puniste ku u zbulua dhe u denua nje grup armiqesor.

Lufta ndaj Kryetarit aktual te Akademise i ngjan luftes se klasave per shkak te biografise se tij. Pedeistet nuk duan kryetar me politike ne biografi.

Ne fund te sesionit te kaluar kam dhene doreheqjen e parevokueshme nga pozicioni i zvkryetarit te komisionit jo per shkak te sjelljes fyese te kryetares ndaj meje si nenshkrues i projektligjit por per shkak te qendrimeve me ekuivok te ndonje prej anetareve te grupit te PS. Ishin ato qendrime qe lejuan taktiken shperdoruese dhe destruktive te opozites. Projekti kishte mbeshtetjen e plote te PSSH.
Projekti u formulua ne baze te kerkeses se shumices se komunitetit akademik. Kjo eshte e vertetuar edhe me shkresen perkatese drejtuar komisionit tone.
Kunder projektit ishte vetem nje akademik fillikat i cili perfaqeson nje narcisist gjithollog te pakorigjueshem dhe qe nga pinjoll i nje familjeje antifashiste eshte kthyer ne nje bashkepunetor ballist te Sali Berishes dhe reformave berishiane mbi akademine.
Ne kushtet e dhunimit te procedures parlamentare ne aktivizuam thirrjen e komisionit me kerkesen me e mail te 5 deputeteve. Rregullorja ka parashikuar kete hapesire demokracie per rastet kur drejtuesit e komisioneve refuzojne te zbatojne normalitetin procedurial. Karrikja e drejtuesit te komisionit nuk mund te institucionalizoje dhe materializoje dhunen e pakices mbi shumicen.

Per dijeni te publikut cdo mbledhje parlamentare njoftohet me e mail.

Ne mbledhjen e djeshme i kam kerkuar falje cdo anetari komisioni qe ne rastet kur kam qene une drejtuesi i mbledhjeve ka menduar se une i kam shkelur ndonje te drejte.
Keta qe duan ne krye te kombit nje 80 vjecar ulerijne si komsomolas apo si Lej Fene per moshen e akademikeve dhe drejtuesve te nje komuniteti te cilit mosha dhe thinjat i kane hije.

Nje komunitet i cili eshte te pakten me shenjtor sesa politika.

Partia Socialiste gjykoi se reformat e nisura me pare ne Akademine e Shkencave duhej te konsolidoheshin me ndryshimet e fundit. Dinamizmi ne rritje dhe gjtheperfshirja jane aspekte te cilat jane shfaqur dukshem ne 4 vitet e fundit. Nderkohe tri projektet madhore; Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i Madh i Gjuhes Shqipe dhe Historia e Shqiptareve meritonin vijimesi administrative te sigurte.
Ligji nuk zgjedh Kryetar. Vetem mundeson rizgjedhjen edhe per 4 vjet te Kryetarit aktual. Zgjedhjen e ben komuniteti akademik. Kush ka prapanice te veje te kandidoje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re