Java e keqe e Tomorit pas humbjes së ekipit të parë vazhdoj edhe me ato të moshave sot. Të dyja skuadrat e moshave i kanë humbur ndeshjet e tyre respektive në transfertë duke komplikuar pozitat në kategoritë përkatëse.

Skuadra U17, e cila në mungesë të trajnerit Dule i dënuar për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen ndaj Apolonisë po drejtohet nga Kelmend Agalliu. Skuadra ka humbur sfidën e saj ndaj Orikut duke pësuar dy gola që në fraksionin e parë. Për Orikun në këtë pjesë shënuan Dervishaliaj dhe Dupi.

Ishte Erlind Lika që ngushtoj shifrat dhe ngjalli shpresën për paratërinjtë beratas por është Vangjeli që vendos fitoren e bregdetarëve.

Barazimi i parë arritur javën e shkuar ndaj Teutës nuk u dha mundësinë të rinjve beratas të vazhdojnë rrugën e rezultateve pozitive. Tomori U19 ka humbur në një ndeshje të mbushur me gola por që i lë në fund të rinjtë beratas.

Ishin Yzellari, Dervishaj dhe Ajdinolli që shënojnë për pogradecarët ndërsa Lirëza shënon golin e parë për Tomorin.  Me nisjen e fraksionit të dytë vendasit shënojnë sërish me Yzellarin dhe Kamxhiun. Kovaçi ngushton shifrat për Tomorin ndërsa Spahollari me golin e tij kompleton gjashtëgolëshin pogradecar. Ndërsa në fund është mesfushori Ruçi që shënon golin e tretë të Tomorit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re