Partizani nuk ia del në Ligën e Kampioneve dhe pas Shkëndijes dhe Feronikelit një ditë më parë edhe Partizani largohet që në turin e parë. Por të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, të luftuar, plot grintë dhe zemër përballë Karabak. Në letër diferenca me kampionët azerbajxhanas ishte e madhe ndërsa në fushë kjo distancë nuk u ndje aq shumë.

Me ndeshjen e parë të mbyllur pa gola edhe në fraksionin e parë ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat. Karabak dominon në mbajtjen e topit por edhe Partizani ka momentet e veta ku dallon rasti i Ccinarit. Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe kualifikimi është sërish në lojë.

Në të dytë është Karabaku që shfaqet më këmbëngulës duke shënuar edhe një gol të shpejtë. Është kroati Ozobicc që përfiton nga pakujdesia e mbrojtjes së kuqe dhe me kokë shënon një gol të bukur. Ky gol e ndez më shumë ndeshjen dhe Solomon ka një shans të mirë për të barazuar shifrat por në të dy rastet ndalet nga portieri vendas. Në krahun tjetër edhe Alban Hoxha me pritjet e tij shpëtimtare mban Partizanin deri në fund në lojë. Pikërisht në shtesë është i sapofuturi në lojë Kuintana që shënon golin që mbyll ndeshjen dhe kualifikimin për Karabak.

Partizani tashmë aventurën europiane do e vazhdoj në Europa Ligë ku do të gjej përballë rekordmenët moldavë të Sherif Tiraspol./ Berati.TV

Champions League, 17 korrik 2019 (19:00), Baku

Karabak – Partizani  2-0  (0-0)
Ozobic 52′, Kuintana 90+4′

Karabak: Vagner, Ailton, Mamadov, Medvedev, Abdullajev, Mishel, Romero, Sadigov, Zubir, Ozobiç, Almeida

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj (Braun 83′), Telushi, Mala, Kordeiro, Çinari (Trashi 62′), Asani, Solomon (Ekuban 75′)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re