Kategoria Superiore nuk më asnjë përfaqësues në Evropë madje asnjë prej klubeve shqiptare përfshirë edhe ato në treva nuk ia dalin. Ishte pikërisht Partizani skuadra e fundit që doli jashtë pas një barazimi në Moldavi përballë Sherif Tiraspol. Një ndeshje e luftuar por edhe që ka krijuar polemika në momentin e golit të moldavëve.

Tekniku Lerda e nis sfidën me dy zëvendësime të rëndësishme duke hedhur nga fillimi në fushë Trashin dhe Asanin. Është pikërisht sulmuesi shkupjan që shënon golin e parë të sfidës. Solomon bën mirë në krahë dhe gjen Asanin që shënon. Me këtë gol mbyllet edhe pjesa e parë dhe për një moment Partizani ‘’flirton’’ me kualifikimin duke barazuar kështu rezultatin e ndeshjes së parë.

Madje edhe pjesën e dytë Partizani e nis mirë duke mos e lënë Sherifin të ‘’vetëm’’ në fushë. Por moldavët pjesë e të cilëve është edhe futbollisti i kombëtares, Latifi ia dalin të barazojnë. Është N’Diaje që shënon pas një krosimi në zonë duke barazuar shifrat. Ka një moment pasigurie mes gjyqtarëve për rregullsinë e këtij goli por në fund goli vlen dhe bëhet vendimtar për eleminimin e të kuqve. Është pikërisht humbja e pësuar në Tiranë që vendos fatin e keq të të kuqve.

Nuk ka munguar as në Moldavinë e largët një numër tifozësh të grupimit “Guerrils’’ që kanë përkrahur skuadrën përgjatë gjithë ndeshjes./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re