Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut, Arjan Pushi.

Manastirliu shkruan se kontributi i çmuar i Profesorit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Postimi i Ministres Manastirliu

Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re