Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti është shprehur se mazhoranca refuzon t’i heqë imunitetin Arben Ahmetajt, që do i hapte rrugën arrestimit të ish-zv.kryeministrit nga SPAK, pasi sipas tij “duan të fitojnë kohë”.

I ftuar në Panorama TV, Alizoti u shpreh se “430 mln euro i mungojnë buxhetit të shtetit për famë, për qejf për vjedhje dhe kjo vjedhje vazhdon”, duke theksuar se “Shqipëria është kartel”.

Tomorr Alizoti: “Është tradhti kombëtare, Pse nuk ia heqin imunitetin, duan të fitojnë kohë. Kur ka shifra kaq të mëdha, nuk është vetëm një person.

Studentët duhet të protestojnë. 430 mln euro i mungojnë buxhetit të shtetit për famë, për qejf për vjedhje dhe kjo vjedhje vazhdon. Parlamenti nuk pranon një gjë për të hetuar. Shqipëria është kartel.

Rrahja në që ndodhi në Krujë nuk ndodh as në Afrikë. Të çohen studentët, lëvizjet më të mëdha në botë bëhen nga studentët.

Do dalin në një treg punën që s’është treg, është kartel.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re