Dedë Planaj, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e djeshme në Dobrac të Shkodrës ka folur duke thënë se nuk e di se kush e ka qëlluar. Ai është shprehur se një person i është afruar me një motoçikletë, duke e qëlluar.

“Isha i ulur tek puna ne karburant. Në një moment erdhi një motoçiketë, drejtuesi i saj ishte me kaskë. Zbriti dhe u afrua drejt meje dhe më qelloi. Nuk ia pashë fytyrën, nuk e di kush ishte. Une personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë”- ka thënë ai.

Dede Planaj punonte si roje ne pikën e karburantit ku ndodhi ngjarja. Ai u plagos mbrëmjen e së shtunes në hyrje të aksit rrugor Shkodër-Koplik, në lagjen Dobraç.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re