Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha në sallën e Kuvendit.

Duke iu referuar replikës së Berishës, i cili përmendni gjatë fjalës së tij, ministren, ajo tha se “nuk ia vlen më të merresh me një burrë edhe në moshë i ka ngelur mendja te Frojdi.”

LEXO EDHE: “Kosova tokë e askujt”/ Replika në Kuvend, Berisha: “Deklarata e Ramës, më armiqësorja! Zonja Zilie Pali, me recitim…”! Spiropali: “Për interesat tuaja, Prishtinën e vendosni si kolateral”

Spiropali: Me atë që ka filluar të përmendë shumë Frojdin.

Saliu mesa duket Frojdi na ka lënë sepse do dështonte përballë një pacienti si ty, dhe nuk ia vlen më të merresh me një burrë si ty që edhe në moshë i ka ngelur mendja te Frojdi.

Ne ramë dakord te kjo çështje që ka rëndësi kombëtare, duhet nga ky Kuvend të dalë një produkt i përbashkët dhe ramë dakord me një mocion me debat për plot 6 orë ku do kemi kohë të debatojmë dhe të dalim me një rezolutë që mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur sovranitetin, sigurinë e Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë e njohur dhe pavarur në arenën ndërkombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re