Sulme politike ndaj opozitës i ka cilësuar Klevis Balliu në studion e Panorama TV akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit Partizani.

Sipas Balliut, Berisha nuk është paraqitur në dje dhe sot në Gjykatë, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje, sepse e cilëson shkelje kushtetuese.

Më tej ai tha se nuk duhet të merren për bazë dëshmitë e trafikantëve për të fabrikuar akuza, duke përmendur këtu ish-presidentin e Partizanit, Paro Laçin.

“Arben Kraja është një prokuror i Ever Hoxhës, hetues i regjimit të tij. Është komunisti më militant. Dhe kur pati mundësinë të zgjidhte pluralizmin, zgjodhi Ramiz Alinë dhe sot po sulmon familjet pronare autoktone pse ju kthehet koha.

Sali Berisha është njeri i ligjit, Kushtetues, të gjithë e dimë. Nuk e shkel ai Kushtetutën. Në 2012 ka propozuar një ligj për heqjen e imunitetit deputetit. Ishte Edi Rama dhe pengoi, do ta pengojë dhe sot.

Ndaj Berishës është sulm politik, bëhet për të dëmtuar opozitën. Çdo regjim diktatorial kur është në krijimin e vetë, çfarë bëhet?! Dhunohet dhe asgjësohet opozita.

Merrni rastin e tanishëm për zotin Berisha. Del një trafikant droge e merr SPAK-u dhe jep dëshmi. Ai jep dëshmi, një Paro Laçi trafikant. Trafikanti merret për bazë. Të gjitha këto kanë një plan të mirëfilltë. Plani i mirëfilltë është të zëvendësimi i opozitën e vërtetë me një narkoopozitë.

Kjo është një qeveri që tenton të shkatërrojë opozitën. I kanë vjedhur vulën opozitës dhe e mban në Surrel. Nëse Edi Rama dhe skapistët e tij mendojnë se mund të na rrëzojnë me këto lojëra, e kanë gabim, ne vetëm frymëzohemi për të punuar më shumë. Nuk jemi raca e Ahmetajt dhe Rilindasve, nuk ikim ne, këtu na ka”, tha Balliu.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re