Të shumta janë hijet e dyshimit për vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës. Ndërsa 3 policë janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe grupi hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes, fqinjët e të riut shprehen jashtë kamerave se ai kishte hyrë në burg disa herë për vjedhje dhe se nuk do të shkonte deri në pikën e vetvrasjes.

Sipas policisë, i riu ka vrarë veten me lidhësen e trikos që mbante veshur.

Burime nga grupi i hetimit në morgun e Durrësit thonë se ka shenja në fyt, por nuk e cilësojnë nga se janë shkaktuar.

Të njohur e cilësojnë 31-vjeçarin problematik që ka hyrë e dalë nga burgu disa herë por për gjëra të vogla, një nga ata tha se nuk ishte aq sedërli sa të vriste veten në burg se e akuzonin për vjedhje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re