Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk ka qenë e lehtë, por u realizua.

Në një intervistë për median gjermane “Frankfurt Allgemeine”, thotë se vendi vakant duhet të jetë serioz ndërsa synon që të anëtarësohet në BE dhe kjo realizohet vetëm falë reformave reale dhe për këtë merr shembull dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është treguar kohët e fundit nga përpjekjet e mëdha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë vetëm për të qenë në gjendje të fillojnë negociatat e pranimit. Nuk ishte e lehtë të fillonim negociatat e pranimit me Shqipërinë, por ne ia dolëm”, tha komisioneri.

Ndër të tjera shtoi se rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE është bërë gjithmonë e më e gjatë, por kohën sërish ia lë vendeve kandidate.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re