Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri u bë dje baba i një vajze. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Sidriti duke postuar një foto ku shfaqej dora e vogëlushes.

“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, shkruante Sidriti.

Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Sidrit tregoi emocionet e ardhjes në jetë të vogëlushes.

“Merita më e madhe përsakrificen që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës i takon nënës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje. Nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tregoi Sidriti.

I pyetur se kujt i ngjan vogëlushja Sidriti u përgjigj: “Stafi tek spitali thanë që më ngjan mua. Shoqet e nuses thanë asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re