Rritet me 33% cmimi i biletës së shërbimit urban në Vlorë. Këshilli Bashkial i Vlorës miraton sot kërkesën e firmës private që administron shërbimin urban.

Edhe pse nuk ishte e përcaktuar në rend të ditës për tu diskutuar sot nga këshilltarët, kërkesa e përfaqësuesit të Firmës Private është miratuar nga këshilltarët pa hezitim dhe pa kërkuar afate për ta diskutuar si pikë.

Kështu qytetarët e Vlorës nga nesër biletën që paguanin 30 lekë do e paguajnë 40 lekë.

Nga ana tjetër qytetarët e Vlorës përballen me probleme në shërbimin urban sikurse janë mos zbatimi i itinerareve dhe orarit apo edhe kushtet e munguara në urbane.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re