Nga dje bileta e urbanit në Elbasan kushton më shtrenjtë.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e tij të fundit  ka vendosur të rrisë tarifën e transportit urban me 33%, duke e çuar nga 30 lekë në 40 lekë.

Ky vendim vjen në një kohë ku transporti publik po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të karburantit, por dhe në kohën kur qytetarët përballen me rritje cmimesh në të gjitha fushat.

Vetë këta të fundit pohojnë se rimbursimin e cmimit të biletes duhet ta bëjë shteti dhe jo ata.  Më të prekurit e rritjes së biletës janë të moshuarit të cilët edhe pse në pamundësi fizike thonë se do të detyrohen të lëvizin në këmbë, ose të dalin më rrallë.

Në Elbasan çmimi i biletës së transportit publik nuk ishte  ndryshuar që nga viti 2015.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re