Kandidati për Bashkinë e Tiranës Arlind Qori ka shprehur bindjen se do të marrë mbështetjen e qytetarëve në garë e 14 majit.

 

Ai tha se nuk është një kandidat karamele, aventurier apo eksperimental, por një person me integritet që  ka potencialin për të arritur më shumë.

 

“Unë nuk e konsideroj veten kandidat karamele. Nuk e konsideroj  veten aventurier. As eksperimentues. Unë veten time, por mbi të gjitha shokët dhe shoqet time të Lëvizjes Bashkë i konsideroj njerëz me karakter të mirë, të organizuar dhe me potenciale të jashtëzakonshme. Ne kemi hyrë në këtë garë për çdo votë të mundshme, sepse mendoj që kemi potencialin të arrijmë shumëçka. Sigurisht ne nuk mund të bëjmë parashikime, se nuk kemi hyrë më parë në zgjedhje. Nuk kemi bazë të dhënash të matshme”, tha Qori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re