Banorët e Thumanës  kanë kaluar natën jashtë në çadra. Ata shprehen të kënaqur që kanë mundur të shpëtojnë gjallë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Një prej banorëve ka kërkuar që çadrën ta vendosë pranë banesës së pabanueshme, pasi do që të kujdeset për pasurinë e vetme që i mbeti bagëtitë, por nuk e lejojnë. Ndërsa dy zonjat ndjehen më të sigurta në çadra.

“Nuk e mbledhim veten jo sot, por do vite të kalojnë. Unë jam e kënaqur që shpëtova kalamajtë nëpër rrënoja. Kam dalë nëpër errësirë, mjegull, tym, ato binin ne dilnim vetëm me shpëtu kalamajtë zoti mi fali, jam borxhli”-thotë një banore.

“Shyqyr zoti familja nuk ka gjë, banesa është shembur unë intereoshëm për një çadër afër banesës se kam bagëti dhe mos më shkojë dëm ajo. Kërkojmë që çadrën ta ngrenë më oborr se kam ambientin, këto thonë nuk është mundësia, po regjistrohem këtu unë, po mallin ku ta lë unë, se nuk jam kapitalist, të paktën me jetue”- thotë një tjetër banor.

“Më mirë në çadër së në shtëpi ku ishim. Ne nuk kena pas asnjëherë shtëpi, ne jetojmë prej 18 vitesh në kasolle shtëpia të pabanueshme shteti të vërë dorë për kalamajtë e mi, se boll kanë jetuar nëpër kasolle. Të kisha ndejt te shtëpia fëmijët nuk do i kisha sot” – shprehet një tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re