Pjesa e ndarjes së trevave shqiptare ka ndikuar edhe tek më të vegjlit, e sidomos atyre të Kosovës, të cilët nuk e kanë të qartë nëse quhen shqiptarë apo kosovarë.

Së fundmi po qarkullon një video në të cilën shfaqet një vogëlush i cili po bashkëbisedon me mamanë e tij.

Ai po i tregonte se mësuesja nuk duhet ta dërgojë tek shkolla e kosovarëve pasi ai nuk është kosovar.

“Unë nuk jam kosovar por shqiptar i Kosovës”, ka thënë djali duke qarë.

Kjo video është bërë virale në shumë media dhe shumë personazhe të famshëm e kanë shpërndarë në profilet e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re