Në fjalën e tij gjatë nisjes zyrtare të fushatës elektorale të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha, sqaroi se rikthimi i tij në krye të partisë nuk ka të bëjë as me pushtetin, as me paratë e as me luksin.
Berisha tha se ai u rikthye në krye të opozitës për të ndihmuar kombin e tij dhe shqiptarët.
“Nuk jam kthyer unë për pushtet, unë kam qenë në pushtet…nuk jam kthyer unë për para jo dhe jo…nuk jam kthyer unë për luks jo dhe jo dije”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha iu përgjigj ironisë së Ramës lidhur me moshën
“Për sa i përket moshës, ju garantoj që ay ngjet jo me Gramozin por me gjyshin e Gramoz Ruçit, ndaj dhe nuk e di ti sepse ti vjedh gjithë ditën, por fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ay për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij”, tha Berisha.
Berisha: Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit.
Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.
Nuk jam kthyer unë për pushtet, jo, jo. Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shuan dot. Nuk jam kthyer unë për para. Jo dhe jo. Shqiptarët e panë se cili ishte vetingu i Sali Berishës.
Nuk jam kthyer unë për luks. Jo dhe jo. Dije, në moshën time, kur kam ardhur në këtë stad të jetës, këtë eksperiencë, këtë dashuri, këtë respekt që kam për njerëzit, dua t’ua kushtoj atyre, dua t’ua kushtoj fëmijëve të tyre, dua t’ia kushtoj këtij projekti që pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e tyre.
Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysëm diktaturën e baballarëve të tu, ashtu siç vendosëm tregun dhe demokracinë, ashtu siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ashtu siç transformuam Shqipërinë, të ndërtojmë tani Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.
Ndaj dhe ne këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët siç e nis, jo me ata ministrat dhe klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth dhe plaçkit në mënyrë të pamëshirë këtë vend, por do ta nisim me ata që numërojmë kafshatën, do ta nisim me ata që qajnë me lot mjerimi, do ta nisim me ata 780 mijë burra dhe gra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë.