Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani teksa ka numëruar një për një të gjitha fatkeqësitë me të cilat është përballur vendi ynë, ka Dalë me një reagim ytë fortë.

Manjani akuzon qeverinë se në asnjë rast nuk ka qenë e përgatitur, por pavarësisht kësaj, sipas tij, kryeministri Rama vazhdon e deklaron se “Nuk jam më i miri, po ska më të mirë”…!!

Jo vetëm kaq, por Manjani shkruan se nëse Rama fiton edhe kësaj here, halla e pastë pushtetin, ndërsa ne komunizmin.

Postimi i plotë i Manjanit:

Qeveria dhe fatkeqsia.

Ra tërmeti, por qeveria as qen nuk kishte. Çadra, jo e jo..!!! 80% e njerëzve u strehuan nëpër familjarë e të afërm, ku banojnë edhe sot.

Ra pandemia, por qeveria as pati e as mori haber fare nga kjo gjë. Përveç pandemisë, pra fatkeqsisë shqiptarët mbajtën në kurriz edhe qeverinë.  Sot pandemia është në gjendje të lirë. Shqiptarët po merren vetë me virusin, ndërkohë që merren dhe me policët e qeverisë…

Ra shi. U përmbyt vendi, por qeveria njësoj. As ndihmë, as haber. Uji vijon të bljë punën e tij. Duket se qeverinë e ka aleat.

Ra dhe dëborë. Bllokohen njerëzit në rrugë. Borëpastruese as që bëhet fjalë po as pak kripë, jo nga ajo e Nusretit, mund ta kishin hedhur. Por hiç. Asgjë…

Vetëm propagandë televizive. Mininistrat janë zëdhënës, punëtorë, pastrues, lavazhierë, kafshë punë me një fjalë…

Ndërsa Ai shet pordhë me sondazhe. “Nuk jam më i miri, po ska më të mirë”…!!

Nëse pas gjithë këtij dështimi spektakolar i ecën e pastë hallall, Ai super pushtetin dhe ne komunizmin!

Konspiracionisti Alfred Cako i infektuar me Covid?! E quante veten të paprekshëm dhe virusin e quante panipulim për t’u vënë njerëzve çip

Mësohet se konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me Covid, dhe po i nënshtrohet terapisë sipas protokollit të përcaktuar.

Nuk ka informacione nëse është në një fazë të moderuar, por miqtë e tij saktësojnë se ai nuk do të ketë shfaqje publike nëpëer media për disa kohë.

Vetë Cako, nuk e ka konfirmuar faktin se është i infektuara nga koronavirusi, tek i cili ai nuk besonte dhe e quante një shpikje për të manipuluar njerëzit, madje dhe për t’u vënë çip.

Për më tepër që refuzonte të mbante maskë, duke e cilësuar veten si të paprekshëm nga ky infeksion  që ka përfshirë tërë botën përmbi një vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re