Ish-kampioni i peshëngritjes, Pirro Dhima ka replikuar me një gazetare greke e cila në një shkrim e kishte cilësuar me origjinë shqiptare.

Në fakt, artikulli i gazetares Elena Akrita nuk kishte të bënte me këtë fakt, por për një rast të guximshëm të Dhimës kur si deputet i PASOK ndaloi deputetin e Agimit të Artë , Nikos Michos të godiste politikanin e SYRIZA, Petros Tatsopulos.

Ajo e vlerësoi për këtë duke shkruar ekzaktësisht në median greke ”Ta Nea”: Kampioni ynë me origjinë shqiptare me qëndrimin e tij i jep një mësim demokracie të gjithë Parlamentit Grek.

Dhima në një replikë e falenderon gazetaren për vlerësimin por i shkruan se: Përshëndetje zonja Akrita. Unë do të doja të ju falënderoj për referencën tuaj për mua në artikullin tuaj në “Nea”. Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare. Unë jam një grek i lindur në Shqipëri, një fëmijë i pakicës. Sigurisht që do të ishte e paqëllimshme, thjesht doja ta theksoja. Të jeni mirë dhe faleminderit shumë ”.

Pirro Dhima u lind në vitin 1971 në Himarë në një familje minoritare greke. Ai si peshëngritës u formuar fillimisht në vendlindje dhe më pas në Tiranë, teksa ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 1989.
Më pas emigroi në Greqi pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri dhe përfaqësoi vendin fqinj teksa arriti suksese të mëdha si tre medalje të arta olimpike rresht dhe shumë çmime kompeticionesh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re