Rreth 500 mijë euro të padeklaruar janë sekuestruar këtë të shtunë në portin e Durrësit. Fillimisht u raportua se shuma e gjetur mund te shkonte deri ne 1.8 milione euro, mirepo njoftimi zyrtar i policise se shtetit beri te ditur se shuma ishte 498 mije euro.

Shuma e parave u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar nga autoritetet doganore, në një kamion tip “Renault”, që vinte me tragetin e Barit.

Paratë ishin fshehur në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios ndërsa ishin të ndara në disa pako.

Pas konstatimit të shumës së eurove, autoritetet doganore njoftuan menjëherë policinë e cila ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 54-vjeçarin, Andon Thanasi dhe po e merr në pyetje me qëllim zbulimin e destinacionit të parave.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet pasi dyshohet se parate mund të ketë prejardhje nga aktiviteti kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re