Festat e fundvitit supozohen të sjellin lumturi e gëzim te të gjithë. Por një fenomen mjaft i njohur është depresioni stinor.

E futar në “7pa5”, psikologe Havo Qendra ka treguar se pritshmëria e lartë për të qenë i lumtur është një nga arsyet kryesore që i çon njerëzit drejt depresionit në këto ditë festash.

“Pritshmëritë janë shumë të larta. Shumica janë të gëzuar gjatë festave dhe ne i ngremë pritshmëritë që duhet të jemi patjetër të gëzuar. Kjo sjellje e sofrcuar na sjell depresionin stinor. Kjo ndodh në ndryshim stinësh, por më shumë në dimër.

Luhatje të humorit,rënie të humorit. Shumë individ kanë prirje të rrinë vetëm, larg festave, larg familjes”, shprehet Havo Qendra.

Por kush janë më të predispozuar për tu prekur nga depresioni gjatë festave?

“Në një studim në SHBA rezulton se 38% e popullsisë gjatë festave janë të trishtuar. Pjesa më e madhe është mosha e mesme, që kanë sfida jetësorë, fëmijë, martesa, puna, është kjo faza që dikush më mirë apo dikush më keq e kalon me sfidë”, tregon psikolgia.

Psikolgia ka edhe një këshillë për të gjithë, që takalojnë sa më lehtë këtë periudhë.

“Në këtë peridhë dimri të ekspozohen sa të munden në diell, pasi nxit hormone në tru që të japin kënaqësi”, ishte këshilla e Havo Qendra./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re