Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklarëtës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani I kërkon Bashës ta mendojë edhe njëherë ndërsa thekson se ai e ka humbur partinë që drejton.

 

“Unë prap të them: Mendoje edhe njëherë! Përndryshe të qoftë rruga e mbarë e suksese në jetë!Partinë që drejtove e ke humbë sot, me njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë e përjetë… Mendoje edhe një herë, Lul! Mos e lësho fjalën që ske këllqe ta mbash. Burri o e flet dhe e mba, o e bën dhe e ha… Qartësisht s’mbajte asnjë fjalë që ke thënë deri më sot. Asnjë! Leri përrallat me beteja kundër rregjimit, se sa të jesh ti rregjimit veç i shtohet jeta.Si dash bëhet”, shkruan Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re