Skip to content

“Nuk je urgjencë” – Avokati i njohur përballet me “mjeken” tek spitali Francez

Aggiungi un sottotitolo 7

Avokati Jordan Daci ka pasur një ngjarje të pazakontë në spitalin francez më QSUT.

U paraqita sot tek urgjenca e Francezit sepse mu bllokua veshi nga dylli dhe përveç dëgjimit kisha problem edhe me ngufosjen nga ajri.

Mjeku primar (që nuk u mor vesh kush ishte) nuk ndodhej sepse na thonë se është ditë e diel… Ndërkohë, një specializante që në bluzë kishte të shkruar mbiemrin LLESHI, më thotë që duhet të bëhet lavazh, por lavazhin e bën infermierja, jo unë, dhe nuk kam pajisje për vakumin.

I thashë që kam parë se pastrohet thjesht duke i hedhur ujë fiziologjik me shiringë ose të paktën bëj diçka sa të nxjerrësh ajrin, sepse po më krijon problem edhe me veshin e mesëm.

Jo, më tha, s’mund të bëj asgjë sepse mund të shkaktoj traumë, pasi nuk është kanal i drejtpërdrejtë etj… I thashë: Po, a je mjeke? Po, tha ajo. Primare, po? I thashë prapë: Primare apo specializante! Më tha jam specializante.

Po atëherë ti s’je mjekja primare, ia ktheva. Si përfundim, refuzoi dhe nuk bëri asgjë, duke thënë që nuk është urgjencë…

Meqë edhe nuk kishte as takt sjellje dhe asnjë lloj ndjesie mjeku, do t’ia qendisja disa letra që ta mbajë mend për një kohë të gjatë. Këto pseudomjeke, por edhe pseudomjekët primarë që paguhen për të qenë dhe janë në shtëpi, s’duhet të lihet as të futen në spital.