Në kuadër të luftës kundër dhunës në familje Prokuroria e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë të veçantë me qëllim sensibilizimin e grave dhe vajzave që janë pre e dhunës në familje.

 

Me iniciativë të kryeprokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi si dhe bashkëpunimin e stafit të prokurorisë Elbasan u përcoll një mesazh sensibilizues për dhunën në familje.

 

Në mënyrë simbolike si homazh për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje hyrja e prokurorisë u “mbulua” nga këpucë të kuqe.

 

Përmes këtij mesazhi sensibilizues Prokuroria e Elbasanit synon t’i përcjellë çdo gruaje a vajze që sot është në një situatë dhune, faktin se nuk është vetëm.

 

Të gjitha organet ligjzbatuese në vendin tonë do të jenë menjehere në ndihmë të çdo personi që është pre e një familjari apo bashkëshorti abuzues.

 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan fton çdo person të denonocojë dhunën në numrat pa pagesë 112, 129 ose online në komisariatin digjital./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re