Studentët e Korçës po protestojnë sot kundër rritjes së çmimeve në vend. Ata janë dëgjuarduke thirrur “Rama ik’.
Studentët kanë bojkotuar mësimin dhe po marshojnë drejt Fakultetit të Bujqësisë. Ata njëherazi teksa marshonin brohorisnin “ulni çmimet”.

“Jemi në situatë ku shteti të na mbështes ne, si përballojme dot cmimet e larta, transporti për rrethe, nafta. 15 mijë lekë na duhen në ditë. Ndikojnë të gjitha”- tha një prej tyre.

“Po protestojmë për cmimet, janë të papaërballusheme, studentët kanë bërë mungesa se nuk e përballojnë transportin, mbase jeni mësuar me dele po këta nuk janë dele, nëse Shqipëria do të bëhet mund të bëhet vetëm nga studentët, sjemi as për politikë, për asgjë, duam të arsimohemi”- u shpreh një student në Kor#ë.

“Ti tregojmë qeverisë se nuk ka të bëjë me prindërit tanë që janë pasiv, do i japim fund rritjes së cmimeve, të mos japi justifikime absurde, ne do vazhdojmë të protestojmë për të drejtat tona, ndaj një shteti abuziv. Vetëm në momentin që cmimet do shkojnë në gjendje fillestare, ulen cmimet e biletave të studentëve atëherë protesta do marri fund, përndryshe do vazhdojmë, nuk kthehemi në auditore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re