Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Pandeli Majo dhe kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi.

Debati:

Majko: Kam një pyetje për Bardhin, u shkoni në mitingjet e dr Berishës. Drejtuesi juaj e quan SPAK organizatë kriminale. Kjo organizatë kriminale, a jep drejtësi të pavarur? Po apo jo? Ngrihet Tritan Shehu duke kërkuar të bëjmë një deklaratë për gjenocidin, je me vonesë. Këto që fola janë probleme të opozitës. Kemi probleme në veri që pronat po ndahen sipas kufijve të vjetër, ka mundësi  të sillni sa më shpejt ndryshimet për ligjin e ndryshimeve të tokës në veri. Është problem shumë i madh, dhe kjo ka ndikuar në sistemin e subvencionimeve.  Duhet të futet urgjent pushteti lokal dhe të ketë regjistrim të tokës, nuk duhet t’i lihet subjektivizmit të fqinjit.

Bardhi: E para, po mund ta sillni ligjin e regjistrimit të pronave që t’ia japim Pëllumb Gjokës 390 mijë metër katrorë tokë publike dhe pastaj Edi Rama t’i firmosë statusin e investonit strategji. Është problem shumë i madh dhe zonja kryetare duhet t’ia sillni Pandit. E dyta, sa i takon SPAK, shko pyet Edi Ramën se për llogari të kujt e goditit SPAK për portin e Limonit . Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, padyshim dimë ne më mirë se gjysma e qeverisë është një dittë po një ditë jo në SPAK. Por ne nuk bëjmë politikë me SPAK, GJKKO apo me drejtësinë. Për ju drejtësia është e re sa herë goditet kundërshtarët politikë dhe e vjetër sa herë ju preken bashkëpunëtorët. Ne e mbështesim drejtësinë kur veprohet sipas ligjit, por ne nuk jemi hipokritë që të mbyllim sytë sa herë amnistohet Ilir Beqaj, që amnistohet Veliaj. Nuk mund të vjedhin 5 drejtorë pa dijeninë e kryetarit.

Spaho: Edhe ti o brudos e paske shitur shpirtin. Mendova se kur more fjalën do ishe në mbështetje që asaj që kemi kërkuar, për të dënuar gjenocidin. Asnjë dokument nuk është realizuar me këtë frymë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re