Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në Komisionin për Çështjet Ligjore, është shprehur se opozita nuk është këshilltare e qeverisë, ndërsa shtoi se nuk është serioze që nismat e tyre të futen në rend dite vetëm për t’u rrëzuar.

“Unë dhe disa kolegë të grupit parlamentar, që i keni përjashtuar, kemi përgatitur një nisëm ligjore që e kam dorëzuar në emrin tim por që është nisëm e grupit parlamentar të PD-së.

Ne nuk jemi këshilltare të qeverisë, ne kemi bërë një propozim me shumë seriozitet të cilën kemi që në çdo dhjetor që e kemi prezantuar, nëqoftëse ne propozimet duhet t’ia çojmë qeverisë që të shohë qeveria i merr apo nuk i merr, mua më duket e palogjikë kjo mënyrë. Dhe kjo është pikërisht kjo mos përfillja ndaj opozitës dhe ajo konsiderata që ju keni, që asgjë nuk vlen.

Kam bërë disa propozime për luftën ndaj korrupsionit, të cilët keni një vit që thoni që janë shumë të mira dhe do ti merrni parasysh, tani më thoni tërhiqu që t’ia çoj qeverisë me shkresë, mua më duket jo serioze. Ju falenderoj që jeni përpjekur ta diskutojmë këtu, por është e pa pranueshme që një deputeti të opozitës t’i thuhet merri propozimet dhe çoja qeverisë. Ne kemi vullnetin  tonë, dhe angazhimin tonë në Kuvend dhe nuk na e zë dot hapësirën tonë qeveria, janë 31 nisma te deputetëve, nëqoftëse i fusni në rend dite vetëm për t’i rrëzuar dhe për të thënë çojani qeverisë, nuk është fare serioze për parlamentin por edhe për punën e deputetëve”, tha Tabaku.

Në fund të diskutimeve, dy nismat e Tabakut; Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar” dhe Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” , janë rrëzuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re