Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nëse Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet e vitit 2025, atëherë do të ketë një votim me “Primare” për emrin e kryeministrit të ri.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku komentoi qëndrimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili është shprehur se nuk do të bashkohej me grupin e Berishës, nëse emri i tij do të ishte ai i kandidatit për kryeministër në 2025-ën.

Berisha tha se në këtë pikë me Bardhin nuk janë larg dhe shtoi se askush nuk mund të kundërshtoi votën e lirë brenda PD.

Pjesë nga diskutimi:

Berisha: Shkeljet më të tmerrshme pas vrasësve dhe pengmarrësve e përdhunesve të ligjit, e bëjnë prokurorët, gjykatësit apo zyrtarët e tjerë. Sepse unë di gjykatës që ka liruar tjetrin pasi ka vrarë djalin e ri në shkallët e veta. Di prokuror që nuk ka mbyllur dosjen se ka marrë 200 mijë euro dhe ka shpëtuar vrasësin nga dënimi. Ka të tjerë që shesin dosjen dhe shitja e dosjes dhe sekretit hetimor është akt kriminal. Rrjedhja nuk është gjë tjetër, veçse shitje e dosjes në bashkëpunim me krimin. Tani marrim tjetrën, a e pe këtë të KAS? Është jurist ai. Armiqtë më të egër të ligjit janë juristët që kanë humbur çdo element të ndërgjegjes profesionale. Ata jurst që vendosin ta përdorin ligjin për interesat e tyre, ata janë armiqtë më të egër sepse kanë në dorë më shumë se të tjerët.

Pyetje: Do të jeni kandidat në 2025 apo do të shikoni mundësinë për një person tjetër për kryeministër?

Berisha: Nuk jemi larg me Gazment Bardhin në këtë rast, se çfarë kam deklaruar unë, pasi të fitojë zgjedhjet PD, do të ketë një votim me primare për kryeministër. E kam thënë unë këtë. Jemi afër këtu. Asnjë njeri nuk mund të kundërshtojë votën po të jetë masive për mua.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re