Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi projeksionet ekonomike për Shqipërinë 2030 tha se Shqipëria nuk është në garë me Gjermaninë, por me vendet e rajonit.
Gjatë një takimi me qytetarët në Devoll, kreu i qeverisë tha se për çdo çështje ekonomike konsultohet me ekspertë të huaj. Ai bëri të ditur gjithashtu se këshilltari i tij ekonomik është kryeekonomisti i Angela Merkal për 10 vit.
“Këto janë projeksione të ministrisë së Financave, të ekspertëve tanë edhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtare më të cilët ne punojmë. Këshilltari im i ekonomisë prej disa kohësh është krye-ekonomisti i Angela Merkelit për 10 vjet.
Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë. Ju e dini kur…jo ky rrugaçi dytësor, por kur ai kryesori këtu bashkë me baba bufin në Tiranë ishin në garë me Gjermaninë, ky duke rrahuar njerëz ai duke gënjyer dynjanë dhe thoshin jemi të dytë pas Gjermanisë. Ne nuk kemi garë me Gjermaninë, por me rajonin ku kemi qenë vrima e fundit e kavallit”, tha Rama.