“Kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë”.
Kjo është fraza që përdori presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së tij në RTV Ora.
Teksa citoi këngën e famshme të Qerim Sulën, Meta u shpreh se, shqiptarët janë një popull i urtë dhe i drejtë por kur ndjen rrezikun dine të përgjigjen.
Meta shtoi se, përpara kemi dy rrugë: Ose me me demokracinë, ose me djalin e Kristaqit, i cili sipas tij, ka firmosur për varjen e njël poeti kur bota po hapej.
Ilir Meta: Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi popull i urtë dhe i duruar por kur na bie hasmi tek dera na këndojnë pushkët në kulla. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.
Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës.
/faxweb
