Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Njëri prej banorëve në protestë u shpreh se drejtësia në Shqipëri ëshë e njëanshme, pasi sipas tij, ata që janë në pushtet i kanë marrë pronat e tyre, ndërsa populli i thjeshtë jo.

Ai tha se një nga rastet që ka pasur prona në ato zona është edhe ish-ministri Eduard Shalsi, i cili e ka marrë pronën e vetë, ndërsa një e afërmja e tij, Mira Shalsi, nuk e ka marrë pronën e vetë dhe endet nëpër gjykata.

“Nuk jemi si deputetë e ish-deputetë që i kanë vjedhur pronat njëri tjetrit. Eduard Shalsi e ka marrë pronën e vetë, Mira Shalsi nuk e ka marrë pronën. Mira Shalsi rri gjithë ditën sa në një gjykatë në tjetrën për të marrë pronën. Ç’është kjo njëanësi, kush është në pushtet e merr pronën, ndërsa ai që nuk është në pushtet nuk e merr pronën. Kjo është drejtësia në Shqipëri. Ne do ta bëjmë Shqipërinë, ne fukarenjtë? Ky SPAK që erdhi me aq bujë, nuk shoh asnjë shenjë të mirë. Po merret me njëanësi”, u shpreh njëri prej qytetarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re