“Unë besoj se duhet të veprojmë në mënyrë që vendi ynë të jetë në gjendje të mbrohet nëse ndonjë i çmendur vendos të na sulmojë”, tha Guido Crosetto.
Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes në qeverinë Meloni, deklaroi sot se “Italia nuk është gati të përballet me një sulm të mundshëm nga Rusia ose një vend tjetër; e kam thënë këtë për ca kohë.
” “Unë besoj se duhet të veprojmë në mënyrë që vendi ynë të jetë në gjendje të mbrohet nëse ndonjë i çmendur vendos të na sulmojë. Nuk po i referohem Putinit, po i referohem kujtdo,” shtoi Crosetto.
“Ne nuk jemi gati sepse nuk kemi investuar në mbrojtje gjatë njëzet viteve të fundit. Që do të thotë se nuk mund të rikuperojmë humbjet e njëzet viteve në një ose dy vjet,” përfundoi kreu i Ministrisë italiane të Mbrojtjes.
