I ftuar në studion e ABC News ka qenë analisti Frrok Çupi, i cili ka folur në lidhje me Gërdecin dhe lëvizjen e bërë së fundmi nga SPAK, duke çuar për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Si Mediu ashtu edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha janë “ankuar” se nuk janë thirrur asnjëherë nga organet e drejtësisë gjatë gjithë këtyre viteve, e për këtë Çupi përgjigjet se kjo nuk ka ndodhur pasi drejtësia ka qenë e kapur totalisht nga Sali Berisha.

“Ky tregim  është bomerang i tyre sepse ata kanë përfaqësuar majat e shtetit. Ata nuk janë thirrur sepse drejtësia ndodhej në dorë të Sali Berishës.

Nëse ka pasur ndonjë gjë të konsoliduar në kohën e qeverisë Berisha, ka qenë manipulimi total i drejtësisë.

Dukeqenëse se këta vet mbyllën derën e drejtësisë për të gjykuar, po këta ankohen se nuk janë thirrur.

 Edhe në momentin kur bota qytetare, hyri në luftë për t pastruar vendin nga krimi i Berishës, në këtë momente edhe vetë Amerika para helmimit të drejtësisë ngriti duart lart.

Sot e kësaj dite,  në organet e zgjedhura nga drejtësia e re ka të helmuar të Berishës.

Amerika u gjend para një shkëmbi të madh duke u detyruar të bëjë reformën në drejtësia për ta thyer.

Erdhi momenti që të thërriten, është hap i madh në drejtësisë,”  u shpreh Çupi.

I pyetur nëse “non-grata” e Sali Berishës ka lidhje me “Gërdecin”, Çupi u shpreh i sigurtë se të gjithë ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri dhe Rajon, që janë kryer thuajse nga Berisha kanë lidhje me “non-gratën”.

“Gjithçka kriminale që ka ndodhur në Shqipëri dhe Rajon, thuajse të kryera nga Sali Berisha kanë lidhje me non gratën dhe të ardhmen e tij,” përfundoi Çupi.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re