Në këtë djep dikur qëndronte motra e tyre e vogël Lejla…sot djepi është i boshatisur. Lejla ndodhet në Stamboll në gjendje tepër kritike për jetën.

Këto vajza me sytë e faqet të mbushur në lot janë Blinera e Blerona, motrat e Lejlës 6 muajshe. Të dyja vajzat janë të vogla në moshë dhe nuk e kuptojnë ende gjendjen e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet Lejla… por zemra e tyre e ndjen dhimbjen, e ndjen mallin, e ndjen vuajtjen.

Blinera, fëmijë ende, i thotë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” se pa Lejlën ajo nuk mund të jetojë dot. Në sytë e saj gjen veçse një vello trishtimi, një ndjenjë mërzie të thellë.

“Ndjehem shumë e mërzitur kur e shoh djepin bosh, më mungon Lejla… jam shumë e mërzitur. Kur shikoj rrobat e vendin ku ka fjetur motra (qan)… Më mungon zëri saj, ndihem shumë shumë keq e më duket sikur ajo është këtu. Por pa të, shtëpia është e zbrazët. Unë shpresoj që ajo do të kthehet, do të kthehet sërish në këtë djep (qan).

Pa atë unë as unë s’mund të jetoj dot… por duhen shumë para. Babi është sëmurë, s’mund të punojë. Frikë kam shumë se nuk do të mblidhen paratë e s’do të mund ta shërojmë motrën.”-rrëfen Blinera.

“Është gjithçka për mua” thotë Blerona, edhe më e vogël se e motra që ka në krah.

“Mërzitem për motrën time, se ajo është gjithçka për mua. Më mungon shumë motra. Kam shumë frikë se mos do ta humbasim”

Një ëndërr kanë në zemër këto dy motra dhe atë ëndërr e rrëfen me zë Blerona vogël.

Ëndrra ime është që të shërohet Lejla e të vijë në shtëpi e gjallë… ju lutem na ndihmoni, i lutem xhaxhi Elvisit të na ndihmojë të shpëtojmë Lejlën.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re