Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministrit Edi Rama u ndal në çështjen e Teatrit Kombëtar, duke treguar se pse asnjëherë, as në regjimin e shkuar e as në qeveritë e tjera më pas, godina nuk u konsideruar kurrë me vlerë dhe nuk ka qenë e as ishte pjesë e Monumenteve te Kulturës.

“Dikush më çoi një SMS e më tha ‘po si mor burrë mirë nuk u lodhe, por nuk iu ndave deri sa e prishe, nuk u mërzite 21 vjet’. Përgjigjja është shumë e thjeshtë, nuk kam ardhur e nuk bëj politikë për të kapur ca të kap, unë kam ardhur në një politikë për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia. Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se unë jam i politikës së bindjeve. Ndërkohë që duke u kthyer te dhimbjet dhe lëndimet ia vlen të vazhdohet e flitet se shumëkush pafajësisht që s’ka lidhje fare direkt, as me ata që humbën kështjellën e hipotekuar e të zënë me forcë prej vitesh, por as me vetë teatrin, Po si shkoni dhe i bini një godine të vjetër, bota nuk i prish, i ruan, atëherë kërkon shpjegim dhe kam një pyetje për të gjithë:

A e dini ju se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi, e që është shitur dhe në mediat dhe zyrat e huaja si vepra e prishur nuk është realizuar kurrë, autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tillë se ai projekt filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit Italian, por nuk vazhdoi.

Erdhi lufta dhe tironsit me mustaqe hijerënda që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në hartën e Tiranës në kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë, sepse u thjeshtuan të gjitha projetete e godinave. Godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i logjshëm i autorit Italian, por fëmija bastardë i një marrëdhenie mes autorit dhe autores që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin embjellë në parqet e Tiranës e në kopshtet e Tiranës”, deklaroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re