Shoqata kombëtare e transportit qytetas ka paralajmëruar se nuk do të hedhë në treg abonetë për muajin gusht, për qytetarët. Shkak për vendimin, sipas operatorëve, është bërë gjendja e vështirë financiare.

 

Përfundimi i subvencionimit tremujor nga qeveria, për çmimin e karburantit, e ka kthyer situatën e tyre financiare njësoj si në muajin mars, me kosto të shtuara ndjeshëm.

 

Operatorët i kërkojnë bashkisë së tiranës vijimin e mbështetjes financiare për naftën ose rritjen e çmimit të biletës.

 

Në letër thuhet se nëse autoritetet nuk reagojnë, atëherë qytetarët rrezikojnë të mbeten pa shërbim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re