Skip to content

“Nuk ka anëtarësim në BE pa një reformë të suksesshme të drejtësisë”- Hohmann jep mesazhin e qartë: Duhet t’i bëhet ballë çdo influence që është e paduhur





Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin e qartë, se nuk ka anëtarësim në BE pa një reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë.

Hohmann u shpreh se drejtësia do të duhet të tregojë se është e fortë për tu bërë balla apo për ti rezistuar çdo lloj influence të paduhur.

“Mesazhi i BE është i qartë, nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Institucionet gjyqësorë kanë ecur përpara ndër vite. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritike të këtij rrugëtimi.

Institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar, reforma po ze rrënjë, por duhet ta zërë rrënjë të thella. Do të duhet të tregojë se është e fortë për tu bërë balla apo për ti rezistuar çdo lloj influencave të paduhura dhe për këtë kërkohet transparencë integritet dhe cilësi më i mirë i drejtësisë.

Procesi i vettingut vazhdon të ecë përpara. Por pasi të përfundojë vettingu, KLP dhe KLGJ do të duhet ë ruajnë trashëgimin e vettingut.

Gjyqtarët dhe prokuroret emërohen për të ofruar drejtësi të mirë dhe cilësore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar dhe kjo vlen edhe sot”, u shpreh ambasadorja.

“”