Drejtori i Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHPTRR), Bledi Gonxhja ka folur lidhur me skandalin e publikimit të targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë.

Në prononcimin e bërë, Gonxhja tha se nuk kishte pasur asnjë problem nga sistemi i inofrmacionit të drejtorisë së institucionit që ai drejton dhe shtoi se të njëjtat të dhëna ishin publikuar në mbi 13 institucione të tjera.

Gonxhja: E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkëadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale.Unë mendoj se kjo është bërë për t’i dhënë një efekt më të plotë që ky skandal është më i plotë. Mendoj se është përdorur pjesa e targave për të krijuar këtë lloj përshtypje.

Mendoj se duhet të jenë dy histori të ndryshme. Shikojmë diferenca të mëdha në listën e dalë për targat, nëse kjo listë merret e mirëqenë siç ka dalë, nuk ka një listë të dytë apo të tretë, ka diferenca të mëdha. Arsyeja hetimore që mund të jenë të përfshira institucione apo operatorë, subjekte të treta, nuk e di, por ka diferenca të tilla që minimumi mund të jenë 10 deri tani, që të japin të kuptosh që nuk ka lidhje me regjistrin kombëtar. Është një listë e paplotë. Ka të dhëna unike që lidhen me shasinë e mjetin dhe nuk janë në këtë listë. Këto të dhëna i kanë mbi 13 institucione. Mungesa e mjeteve që ne kemi më shumë sesa kanë dalë, janë ato mjete që nuk kolaudoheshin dhe nuk siguroheshin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re