Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë hapjes së një dege të re të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, u shpreh se është inkurajuese që të shohësh sesi “kalohet nga fjalët te veprat”, ndërsa tha se “nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër”.

Rama u shpreh më tej se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që rrethohemi nga BE, ndërsa në lidhje me hapjen kolegjit Evropian në Tiranë, ai tha se është më tepër sesa një universitet.

Edi Rama: Është vërtet inkurajuese të kalosh kaq shpejt nga fjalët ne vepra. Kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet  e fundit nga përkushtmi i presidentes, që na ka shoqëruar ne momente të errëta, si tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Thënë kjo, dua kështu të nënvizojë se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot, brenda një kohë të shkurtër. Ne priremi gjithnjë të mendojmë se Evropa ka të bëjë me ekonominë, financimin. Europa për ne më shumë se këto, ka të bëjë me dijen dhe të mësuarit se si problemet që kemi trashëguar ti zgjidhim, si ta transformojmë në atë që është më e rëndësishme për një vend, dijen dhe shtetin.

Gjithmonë them sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e qe rrethohemi nga BE. Po të shohësh të shkuarën tonë nuk ka shumë arsye për të besuar në një të ardhme të shënidrishme. Askush nuk mund ta shoqëroj një vend që të dalë nga e shkuara e vet dhe të sigurojë një det demokratik, siç bën BE.

Nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër. Ky kolegj është më shumë se sa një universitet, për një arsim më të lartë për të rinjtë tanë. Kjo është një mësim më i thelluar për vetë BE, e për rrugëtimin drejt tij. Besoj shumë të rinj shqiptarë janë të prirur dhe të jenë pjesë e tij. Numri nuk do të rritet, konkurrenca do bëhet sfiduese. Në këtë punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon më të vërtet. Falenderimi që i them Uruslës, është i ndjerë dhe mjaft kuptimplotë,  e mori përsipër dhe e bëri. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë, se të qenit këtu dhe të nisësh me këtë aktivitet Samitin e Berlinin në Tiranë. Këtu mikpritja është e një tjetër niveli. Përgatituni të ktheheni në vendet tuaja me ca kile më shumë seç erdhët, se Shqipëria nuk është vendi ku do mbash diet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re