Kreu i PD-së Lulzim Basha vazhdon të shohë e të takojë nga afër personat të cilët pësuan dëme të mëdha nga tërmeti me pasoja tragjik që goditi vendin.

I pranishëm në lagjen 4 në Durrës, Basha shkruan në facebook se gjendja është e rëndë dhe se banorët kanë nevoja urgjente, ndërsa i bën thirrje strukturave të emergjencës që të ndihmojnë mijëra familje, sipas tij, të braktisura.

Postimi i plotë:

Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.

Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.

Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko