Avokati Indrit Sefa është shprehur se qeveria i ka të gjitha mekanizmat për të luftuar korrupsionin dhe se nuk i nevojitet një komision.

Ai u shpreh në studion e emisionit ‘Open’ se, fakti që qeveria po ngre një komision ‘Xhafaj 2’ do të thotë që “disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”.

“Sot qeveria duhet të krijojë ambientet e nevojshme për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë. Unë e kam parë që në fillim ngritjen e këtij komisioni anti-korrupsion, asgjë nuk thotë, gjithçka e rrëmujshme.

Qeveria të krijojë kushtet, të mbështesë infrastrukturën e institucioneve të drejtësisë. Këta ekspertët që u morën me reformën në drejtësi sot i ke pjesë të institucioneve, nga Gjykata Kushtetuese e kështu me radhë.

Të gjithë politikanët duan ta kapin drejtësinë. Fakti që kanë ngritur një komision Xhafaj2 tregon se disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”, tha Sefa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re