“Kemi raportet e Departametit Amerikan të Shtetit që për të pestin vit radhazi jemi në listën e zezë të pastrimit të parave.
Kishte një përmbledhje të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth monitorimit të zgjedhjeve ku gjetjet e tyre janë të njëjta me raportin paraprak të ODHIRIT, për kapje të shtetit, përdorim të të gjithë mekaizmave shtetërore, duke i bërë presion zgjedhësve, blerjen e votës, shkelje të rregullave dhe ndryshim të njëanshëm të rregullave të lojës, pra një seri shkeljesh që tregojnë shumë qartë që Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet. Kemi një vendim politik të BE për të nxitur, pra nuk veprojnë vetëm me presion, por kemi edhe kulaçin, dhe joshja është nxitja pozitive.
Kemi një frymë pas samiteve të SHBA, vizitës së fundit të Biden në Evropë, kemi një rikthim të vëmendjes amerikane në të gjithë kontinentin dhe në mënyrë të veçantë në Ballkan që ka qenë pikë e diskutimeve, pra ku ka një vëmendje të shtuar për të zgidhur konfliktet, pra për ta futur edhe njëherë rajonin në shinat e zhvillimit.
Kështu shpjegohet ky qëndrim i ri i Këshillit të Ministrave të BE për të nxituar qeveritë e Ballkanit për të vazhduar me reformat.” tha Aldo Bumci.
…
/faxweb
