Skip to content

Nuk ka detaje që prej mesditës! Gjendet një person i pajetë brenda makinës në kryeqytet

WhatsApp Image 2018 10 01 at 2.07.54 PM

Ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në fshatin Koliq të Prishtinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa mbetet e paqartë se cfarë e shkaktoi vdèkjen.

Pòlicia ka dhënë detajet e para, por nuk bën publik emrin apo moshën e personit që ndërroi jetë.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdèkje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Pòlicor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Pòlicia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e pòlicisë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb