Skip to content

“Nuk ka garë me vota, por garë mes dy bandave”, Ngjela shigjeton krerët e politikës

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis dyrnjaja në Top Channel, teksa ka deklaruar se nuk ka garë për vota, por garë për manipulim mes dy bandave.

Madje, avokati ka folur edhe për diktaturën, teksa përmendi Enver Hoxhën, që sipas tij fliste sikur drejtonte botën. Për Ngjelën ky ishte moment i vegimit të tij.

Ngjela tha se këta janë pa vota. “Po je pa vota je si këta. Ku janë votuar këta?! Këta i gjithë votimi shqiptar, procesi i votimit është dy banda që manipulojnë zgjedhjet. Nuk ka garë për vota, ka garë për manipulim, kush manipulon më shumë del. Rama ç’bëri në të fundit? I mori bandat Saliut, doli” – tha Ngjela.

Por, për ish-ministrin dhe ish-deputetin Ngjela, tani nuk ka më banda, sepse beson te SPAK. Duke vlerësuar reformën në Drejtësi, Ngjela është i bindur se do të ketë sukses kjo reformë.