Banorët e fshatit Mbrostar Ura në Fier, vetëm pak kilometra larg nga qyteti kanë dalë sot në protestë, pasi prej 4 muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen për gazetaren e Fax Neës Fatmira Bajramaj, se edhe pse e paguajnë rregullisht ujin, prej katër muajsh në shtëpitë e tyre nuk shkon asnjë pikë, dhe janë të detyruar që ta blejnë atë.

Edhe investimin që kanë bërë në blerjen e pompave për ujë, nuk e shfrytëzojnë dot për shkak se uji i lumit ndotet nga mbetjet urbane.

Janë 50 familje që jetojnë në kushte të vështira të higjenës, ndërsa thonë se për shkak të ujit të pistë që përdorin, fëmijët janë mbushur me puëra, dhe i tremben përhapjes në masë të infeksioneve.

Sikur të mos mjaftonte ëështja e ujit, që është padyshim emergjencë jetësore, banorët përballen dhe me pirgjet e mbetjeve në dyert e shtëpive, ku hera herës persona të paautorizuar ju vënë flakën dhe i djegin.

‘Nuk kemi lekë, nuk kemi punë, marrim ujë në lumë për të larë çimentot, ujin e blerë e përdorim për të gatuar dhe për të pirë. Shihe këmbën e vajzës si është bërë, mblidhen mushkonjat për shkak të plehrave që na i kanë sjellë në dëmin e shtëpisë’.

“Nuk ka gjë më të keqe, hajde shiko të shtëpia ime po gjete një pikë ujë. Po pata një muaj pa paguar… Jemi pa punë, fëmijët kanë ikur në punët e tyre”.

“Ne ujin e paguajmë dy herë, se kemi blerë edhe pompat”, shprehen banorët, ndërsa flasin dhe për situatën e mbetjeve.

“I marrin mbetjet dhe na i hedhin këtu, fryn era dhe na i sjellin në derën e shtëpisë”.

“I djegin mbetjet javë për javë, te fryma e fëmijëve vjen, ikën fëmijët u munduan jashtë shtetit, për çfarë që të na mbysin  me plehra?”.

Banorët shtojnë më tej se gjatë muajit të zgjedhjeve iu kishin premtuar zgjidhjen e situatës së mbetjeve, por pas 25 Prillit askush nuk ka shkuar më në zonë që ti dëgjojë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re