Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me m strukturat e LSI në Fier.

 

Kryemadhi i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 2023 si një çast vendimtar për vendin. Ajo u shpreh se ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.

 

“Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur.

Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.

Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin.”, shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re