Përfaqësues nga Kosova dhe Serbia  mbërriten  këtë të martë  në Bruksel për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje mbi çështjen e dinarit serb, por duket se  edhe ky takim nuk prodhoi rezultat.

Pas bisedimeve  i dërguari i BE-së Miroslav Lajcajk  në një postim në rrjetet sociale deklaroi se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës. Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, tha Lajçak.

Në një prononcim per Radio Europa e Lirë, guvernatori i Bankës Ahmet Ismaili, i cili  udhëhoqi delegacionin e Kosovës nënvizoi se Prishtina zyrtare  nuk do të terhiqet  nga vendimi për dinarin.

“Nuk ka asgjë tjetër dhe nuk kemi pranuar diskutime të tjera. Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi i saj nuk vihet në diskutim”, tha Ismaili.

Po ashtu edhe vetë banka në një komunikatë për mediat ka sqaruar se delegacioni ka paraqitur argumentet lidhur me rregulloren që parasheh euron  si valutën e vetme  si mjet pagese në Kosovë.

Nga ana tjetër kryenegociatori serb per dialogun Petar Petkovic i cilësoi veprimet e Kosovës si politike e sipas tij ato ndikojnë  në mbijetesën e popullit serb në Kosovë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re