Dy ditë para seancës plenare mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur konsensus për rezolutën mbi aktin terrorist të 24 shtatorit në veriun e Kosovës edhe pse janë zhvilluar bisedime mes kryetares se komisionit të jashtëm Mimi Kodheli e nënkryetarit të këtij komisioni Tomor Alizoti.
Në projektin e PD, ngjarja e 24 shtatorit cilësohet sulm terrorist i organizuar nga Serbia dhe kërkohet hetim ndërkombëtar për Beogradin zyrtar, dy momente këto që kundërshtohen nga PS.
SALI BERISHA
” Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë.”
Në seancën e së enjtes, ku do të diskutohet rezoluta për Kosovën, do të mungojnë kryetari grupit Gazment Bardhi dhe 7 deputet të PD, të cilët janë përjashtuar nga parlamenti për 10 ditë
GAZMENT BARDHI
“Sa herë që Rama vjen në Parlament, përjashton disa deputetë të opozitës. Kjo për ti dhënë zemër. Sado deputetë të përjashtojë Rama duhet të përballet me opozitën.”
Por ndaj Bardhit ka dhe një vendim për përjashtimin nga Partia
GAZMENT BARDHI
“Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë.”
Një ditë më parë kryesia e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Gazment Bardhin nga Partia Demokratike për shkak të bashkëpunimit te tij me Sali Berishën.
